A1 Report - Gjobat elektorale, ja kategorite qe do te falen dhe kush nuk do falet

TIRANE - Jo të gjitha gjobat tatimore që u janë vendosur bizneseve nga gjatë periudhës elektorale, do të falen. Projektligji "Për faljen e gjobave të biznesi...

Report TV6 views1:26

About this video

TIRANE - Jo të gjitha gjobat tatimore që u janë vendosur bizneseve nga gjatë periudhës elektorale, do të falen. Projektligji "Për faljen e gjobave të biznesit për periudhën nga 1 Marsi deri më 31 Gusht 2013", ka kaluar tashmë për shqyrtim në Kuvend dhe aktualisht atij po i bëhen rregullimet ligjore dhe nënligjore që specifikojnë llojin e gjobave që do të falen dhe atyre që nuk falen.

Burime nga Ministria e Financave thanë për "A1 Report" se, qeveria ka parashikuar shtimin e dy neneve në projektligj, të cilët rregullojnë dhe përjashtojnë nga falja disa lloje gjobash. Referuar relacionit të projektligjit: "nuk falen gjobat e vendosura që janë regjistruar automatikisht nga sistemi informatik i tatimeve, që janë vendosur si pasojë e shkeljes së ligjit për procedurat tatimore".

Po ashtu, projekltigji parashikon detyrimin e bizneseve për të paguar masën e tatimit dhe kamatëvonesat, të cilat janë të evidentuara dhe të kontabilizuara në regjistrat e Administratës Tatimore, gjatë periudhës mbi të cilën kjo falje ka efekt. Ndërkohë, gjobat që do të falen janë ato të vendosura nga Administrata Tatimore që janë evidentuar dhe kontabilizuar në regjistrat tatimorë, në mënyrë abuzive gjatë kësaj periudhe.

Falje parashikohet edhe për gjobat e vendosura në këtë periudhë për mosinstalim të pajisjeve fiskale, apo për moslëshim të kuponit tatimor, të cilat në këtë periudhë nuk janë paguar. Po ashtu, projektligji parashikon faljen e gjobave që janë ankimuar dhe që janë në proces gjyqësor. Fatura e kësaj faljeje që qeveria u premtoi bizneseve, arrin në 30 milionë dollarë.

Më poshtë është edhe lista e atyre gjobave që do të falen dhe atyre që nuk do të falen:

GJOBAT TATIMORE QË NUK FALEN

1. Gjobat e regjistruara automatikisht nga sistemi informatik i tatimeve
2. Gjobat e vendosura për shkelje të ligjit për procedurat tatimore
3. Masa e tatimit dhe kamatëvonesat e kontabilizuara në regjistrat tatimore

GJOBAT TATIMORE QË FALEN

1. Gjobat abuzive të kontabilizuara në regjistrat tatimorë
2. Gjobat e vendosura për mosinstalim të pajisjeve fiskale
3. Gjobat e vendosura për moslëshim të kuponit tatimor
4. Gjobat e ankimuara apo që janë në proces gjyqësor

Video Information

Views
6

Total views since publication

Duration
1:26

Video length

Published
Aug 22, 2015

Release date

Related Trending Topics

LIVE TRENDS

This video may be related to current global trending topics. Click any trend to explore more videos about what's hot right now!

THIS VIDEO IS TRENDING!

This video is currently trending in Turkey under the topic 'bursa deprem'.

Share This Video

SOCIAL SHARE

Share this video with your friends and followers across all major social platforms. Help spread the word about great content!