Luftë mes bandave në Kretë shkakton të paktën 3 të vdekur 🚨

Një përleshje e armatosur mes bandave në ishullin grek të Kretës ka rezultuar me vdekjen e tre personave dhe plagosjen e disa të tjerëve. Detaje të reja po vijnë.

Luftë mes bandave në Kretë shkakton të paktën 3 të vdekur 🚨
Top Channel Albania
10.3K views • Nov 1, 2025
Luftë mes bandave në Kretë shkakton të paktën 3 të vdekur 🚨

About this video

Të paktën tre persona kanë gjetur vdekjen dhe disa të tjerë dyshohet se janë të plagosur nga një përleshje e armatosur mes bandave në fshatrat e Heraklionit në Kretë të Greqisë. Mediat greke shkruajnë se përleshja me armë ka nisur në orët e para të mëngjesit të së shtunës mes dy grupeve të mëdha të dyshuara për kultivim hashashi, trafik droge dhe gjobëvënie në ishull.
Policia konfirmoi se ka marrë dhjetëra telefonata për të shtëna me armë dhe të plagosur në fshatin Vorizia të Heraklionit. Konflikti dyshohet se ka nisur mbrëmjen e së premtes, kur një sasi eksplozivi shpërtheu në një banesë të fshatit.
Pak orë pas këtij shpërthimi, fshati i vogël u zgjua nga të shtëna masive kallashnikovi dhe armësh të tjera të rënda, shoqëruar edhe me shpërthime, që sipas medias greke Protothema, krijonin përshtypjen e një lufte. Protothema thotë se gjashtë ambulance që u nisën drejt këtij fshati ndaluan disa kilometra larg, pasi të shtënat me armë zjarri vijonin në zonë dhe zgjatën për disa orë.
Mediat greke shkruajnë se fshati ku ka ndodhur ky incident njihet si problematik dhe prej vitesh është jashtë kontrollit të policisë dhe forcave të tjera të rendit. Zona njihet edhe si një rajon që prodhon masivisht hashash.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Krete#Greqi#TopChannelNews

Tags and Topics

Browse our collection to discover more content in these categories.

Video Information

Views

10.3K

Likes

16

Duration

1:12

Published

Nov 1, 2025

User Reviews

3.9
(2)
Rate:

Related Trending Topics

LIVE TRENDS

Related trending topics. Click any trend to explore more videos.