Administrata Publike në Kaos: 44,000 Punonjës pa Të Dhëna, Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulon Probleme të Rënda 🚨
Një raport i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit nxjerr në pah krizën në administratën publike shqiptare, duke përmendur mungesën e të dhënave për 44 mijë punonjës. Ekskluzivisht nga Shqiptarja.com, zbulohet se situata është shumë më e rëndë se sa duket.
Report TV
0 views • May 3, 2018
About this video
Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i zbardhur ekskluzivisht nga Shqiptarja.com, nxjerrë në pah anët e errëta të administratës publike dhe cenimin e interesave të ligjshme të mijërave punonjësve në zyrat e shtetit shqiptar. Kontrolli i KLSH është fokusuar tek menaxhimi i burimeve njerëzore në administratën publike nëpërmjet Regjistrit Qendror të Personelit, me anë të sistemit informatik për menaxhimin e burimeve njerëzore (HRMIS).<br /><br />Sipas raportit, të dhënat e 55 për qind e punonjësve të administratës publike për vendin e punës, sigurimet shoqërore, arsimin, rekrutimin, trajnimet, pagat etj., nuk figurojnë në sistem. Nga 81.147 punonjës deri në fund të 2017, 44 mijë punonjës nuk rezultojnë në sistemin e të dhënave. Mungesa e pasqyrimit është më e madhe tek njësitë e qeverisjes vendore, ku ndryshimet në personel janë edhe më dinamike.
Video Information
Views
0
Duration
1:39
Published
May 3, 2018
Related Trending Topics
LIVE TRENDSRelated trending topics. Click any trend to explore more videos.