A1 Report: Tax Debt Amnesty for Businesses from March to August 2013 đŠđ±
Qeveria planifikon faljen e gjobave tatimore për sipërmarrjet të vendosura gjatë periudhës së kontrollit nga 1 marsi deri më 31 gusht 2013, duke lehtësuar situatën financiare të bizneseve.
About this video
TIRANE- Qeveria parashikon të falë gjobat tatimore ndaj sipërmarrjeve, të vendosura nga inspektorët tatimorë nëpërmjet kontrolleve apo verifikimeve tatimore të çfarëdo lloji, të kryera për periudhën nga data 1 Mars deri në datën 31 Gusht 2013. Kjo periudhë kohore përkon me fillimin e fushatës zgjedhore dhe deri me ndërrimin e qeverisë. Nisma për këtë projektligj u ndërmor nga Minsitria e Zhvillimit Ekonomik, Sipërmarrjes dhe Tregtisë (MZHEST) dhe po shqyrtohet imtësisht nga Ministria e Financave.

Hartimi i këtij projektligji vjen në kuadër të përmbushjes së premtimit elektoral të së majtës, për të anulluar të gjitha gjobat tatimore me karakter elektoral ndaj bizneseve. "Shqiptarja.com" zbardh të plotë draftin e procedurës ligjore, që parashikohet të miratohet së shpejti, për amnistinë e dënimeve të Administratës Tatimore (gjobat).

Falja
Në bazë të projektligjit, të gjitha gjobat e vendosura nga inspektorët tatimorë ndaj të gjithë personave juridikë e fizikë, të regjistruar si tatimpagues në Administratën Tatimore, do të falen, për periudhën kohore nga 1 Mars 2013 e deri më 1 Gusht 2013. Fshirja e dënimeve të Administratës Tatimore (gjoba) nga sistemi do të kryhet brenda 5 muajve, që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij projektligji. Përgjegjëse për këtë do të jetë Administrata Tatimore, e cila do të pasqyrojë këtë procedurë edhe në regjistrat e saj

Përjashtimet
Falja e gjobave tatimore nuk do të thotë falja e masave të tatimit. Në këtë projektligj nuk parashikohet falja e detyrimeve tatimore gjatë periudhës 1 Mars 2013 e deri më 1 Gusht 2013. Pagesa e tatimeve do të zbatohet sipas përcaktimit të legjislacionit që rregullon pagesën e tatimeve. Gjithashtu, edhe gjobat tatimore të regjistruara automatikisht nga sistemi i tatimeve për shkak të shkeljeve të dispozitave të Ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008, "Për Procedurat Tatimore në republikën e Shqipërisë" të ndryshuar, nuk do të falën.

Pra, të vetmet gjoba tatimore që parshikohen të falen, duke iu përmbajtur këtij projektligji do të jenë ato gjoba ,të cilat u janë vënë sipërmarrjeve nga inspektorët tatimorë (faktori njeri), gjatë periudhës 1 Mars 2013 e deri më 1 Gusht 2013. Në Nenin 5 "Përjashtimet nga falja" të këtij projektligji thuhet se "Përjashtohet nga falja e çdo dënimi administrativ (gjobë) të përcaktuar sipas Nenit 3 të këtij Ligji, masa e tatimit e vendosur nëpërmjet kontrolleve ose verifikimeve tatimore të çfarëdo lloji, të kryera nga data 1 mars 2013 deri më datë 1 Gusht 2013; Përjashtohen nga falja e parashikuar në nenin 3 të këtij Ligji, dënimet administrative në formën e gjobave, të llogaritura dhe regjistruara automatikisht nga sistemi informatik i tatimeve për shkak të shkeljeve të dispozitave të Ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008, "Për Proceduart Tatimore në Republikën e Shqipërisë" të ndryshuar".

Zbatimi
Për zbatimi e këtyre proceduarave, sipas këtij projektligj, do të ngarkohet Ministria e Financave. Në Nenin 6 "Nxjerrja e akteve nënligjore të këtij" të këtij projektli...
Video Information
Views
3
Total views since publication
Duration
0:51
Video length
Published
Aug 21, 2015
Release date
About the Channel
Related Trending Topics
LIVE TRENDSThis video may be related to current global trending topics. Click any trend to explore more videos about what's hot right now!
THIS VIDEO IS TRENDING!
This video is currently trending in South Korea under the topic 'a'.
Share This Video
SOCIAL SHAREShare this video with your friends and followers across all major social platforms including X (Twitter), Facebook, Youtube, Pinterest, VKontakte, and Odnoklassniki. Help spread the word about great content!